Politikë

Balla: Zgjedhje të tjera nuk ka më, beteja jonë është në 2021


               Publikuar në : 13:08 - 14/07/19 |
Opi Nion

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e PS në Bashkinë e Belshit.

Balla foli gjatë takimit dhe për krizën politike në vend, duke u shprehur se mazhoranca është e gatshme për dialogë me opozitën për çështje të rëndësishme të vendit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, tha se zgjedhjet lokale u zhvilluan më 30 qershor, duke lënë të nënkuptuar se PS nuk do futet në zgjedhjet e 13 tetorit.

 “Është bërë zakon që sa herë që mbaron një fushatë, duhet të mendojmë për betejën e radhës. Beteja jonë e radhës janë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, zgjedhje të tjera nuk ka më.
Ata që dalin çdo natë në TV, nga presidenti që tashmë është një nga drejtuesit e opozitës në Shqipëri, apo kushdo tjetër duhet ta dinë që zgjedhjet vendore u përmbyllën në 30 Qershor. Ishte një ditë e rëndësishme ku fitoi Shqipëria e institucioneve, Shqipëria e zbatimit rigoroz të Kushtetutës, fitoi Shqipëria e angazhimit europian, përkundër Shqipërisë së dhunës dhe të molotovëve. Ne jemi të gatshëm në çdo moment të dialogojmë dhe të diskutojmë me Partinë Demokratike rrugore, por pikë së pari me ata që kemi në Kuvend, pikërisht për sfidat e rëndësihme të vendit, por këtu nuk përfshihet asnjë lloj negociate për Reformën në Drejtësi. Ne do të vazhdojmë edhe me hetimin e shkeljes së Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës. Ilir Meta ka bërë një akt të rëndë i cili duhet hetuar dhe më pas nëse komisioni do të konkludojë që shkelja është e rëndë, sipas nenit 90 të Kushtetutës, do të shkarkohet dhe procesi do të çertifikohet nga Gjykata e re Kushtetutese që në Shtator do të jetë gati për të ushtruar këtë detyrë të rëndësishme.”,
tha Balla./ Opinion.al E.Xh.

Pas