Politikë

Shehaj: Taksa e re e naftës do të shkojë në xhepat e miqve të Ramës


               Publikuar në : 13:43 - 14/07/19 |
Opi Nion

Agron Shehaj, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka folur në lidhje me taksën e re që i qështë vendosur naftës.

Ish-deputeti shprehet se taksa që do të paguajnë qytetarët shqiptarë, do të shkoj në xhepat e miqve të kryeministrit Edi Rama.

Shahej shprehet se mazhoranca po përdor të njëjtën skemë si te “Rruga e Kombit”, ndërsa thekson se kjo aferë korruptive mund të ndalohet vetëm me protestë.

Postimi i plotë

Rama nuk ndalet, si në rastin e taksës prej 5 euro të koncesionit të Rrugës së Kombit, taksa e re mbi naftën që do të paguajnë shqiptarët do të kalojë direkt në xhepat e miqve të Ramës.
Skema është e njëjta, qeveria ju merr para shqiptarëve dhe i ndan me oligarkët për shërbime të panevojshëm me vlera të pajustifikuara: 15 mln në vit për koncesionin e Rrugës së Kombit, 12 mln në vit për checkup dhe tani 12 mln euro në vit për rezervat që akoma nuk e dimë se kujt do t’i shkojnë.
Aferat korruptive të kësaj qeverie ndalohen vetëm me protesta, si në rastin e Teatrit dhe të Unazës së Madhe. Prandaj i ftoj të gjithë t’i bashkohen thirrjes për protestë kundër taksave mbi naftën.
Në kushte e kapjes totale të ekonomisë nga Rama dhe miqtë e tij, protesta qytetare është mënyra e vetme për t’a ndalur./ Opinion.al E.Xh.

Pas