Kreu i grupit socialist, Taulant Balla duke folur nga Kuvendi i Shqipërisë bëri të ditur se edhe vendi ynë i është bashkua bllokimit të fluturimit të ministrit rus, Sergei Lavrov drejt Beogradit.
Duke iu përgjigjur akuzave të Tritan Shehut, Balla tha se edhe Shqipëria bëri detyrën e saj duke mos i dhënë dritë jeshile.
“Shqipëria iu bashkua të gjitha vendeve të tjera që bllokuan ardhjen e Lavrovit. Një korridor ajror që u bllokua ishte edhe ai përmes Shqipërisë. Nuk iu dha drita jeshile. Por ajo që duhet të dish dhe të lutem hiq dorë nga kjo, se je bërë shumë qesharak. Kjo që i bën t’i Shqipërisë është shumë i madh. Të vish të thuash këtij kumbar i Ballkanit. Si mund ta thuash. Ne drejtojmë, ne kemi presidencën e Këshillit të Sigurimit”,-tha Balla.