Kryesore

Balla “sherr” me Berishën: Bllokove projektin energjitik për Kosovën


               Publikuar në : 12:19 - 07/02/19 |
b.f

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Berisha.

Balla tha në fjalën e tij, se Berisha kur ishte kryeministër i vendit ka bllokuar një projekt të rëndësishëm energjitik për Kosovën. Po kështu Balla riktheu akuzat ndaj Berishës në lidhje me furnizimin e Serbisë me naftë, gjatë kohës që NATO i kishte vendosur embargo në lidhje me krimet në ish-Jugosllavi.

“E nisi tek energjia elektrike e shkoi tek Kosova, por gjuha të shkon ku dhëmb dhëmbi. Sali ti e mbylle kohën tënde me shumë pika të zeza. Një prej tyre është sabotimi që i bëre pavarësisë energjetike të Kosovës, bllokove projektin e rëndësishëm të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Në këtë Kuvend ne e kemi denoncuar këtë sabotim, por historia jote nuk përfundon këtu. Ti i furnizoje me naftë Milloshevicin Sali”, tha Balla.

 

Pas