Aktualitet

Balla pas homazheve për Nishanin:Respektoi Kushtetutën dhe institucionet e vendit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:36 - 02/06/22 |
Opi Nion

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, së bashku me ministra dhe deputetë ka zhvilluar homazhe në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani.

Në përfundim të homazheve ai dha një mesazh për ish-Presidentin, në një prononcim për mediat.

Balla u shpreh se ka pasur mundësinë të punojë së bashku me Nishanin edhe si kundërshtarë politikë në Kuvend, pasi janë zgjedhur të dy njëkohësisht më 2005. Më tej ai theksoi se do të ruajë gjithmonë respektin për Nishanin si kundërshtar, por edhe si një personalitet i respektuar.

“Bashkë me kolegë, ministra e deputetë, kemi qenë sot në Presidencë për të dhënë lamtumirën e fundit një shtetari të respektuar si Bujar Nishani. Unë kam pasur mundësinë të punojmë së bashku edhe si kundërshtarë politikë në Kuvend, jemi zgjedhur të dy njëkohësisht më 2005. Do ruaj gjithmonë respektin për Bujar Nishanin si kundërshtar, por natyrshëm edhe si një personalitet i respektuar, që erdhi nga fusha ushtarake. Gjatë ushtrimit të tij të detyrës si President, Nishani pati momentet e duhura kur tregoi respektin ndaj Kushtetutës dhe institucioneve. I shpreh, bashkë me kolegët e mi të PS, ngushëllimet më të sinqerta. Nuk qe e shkruar që Bujari t’ia kalonte edhe njëherë një beteje për jetën, por vlerësimi mbetet maksimal”, tha Balla.

Pas