Kryesore

Balla në Kuvend: Akti i Metës antikushtetues, zgjedhjet më 30 qershor


               Publikuar në : 10:31 - 13/06/19 |
Al Do

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, që ka kërkuar gjithashtu mocionin për debat për dekretin e Presidentit Meta në lidhje me datën e zgjedhjeve, ka mbajtur fjalën i pari sot në seancën e Kuvendit.

Balla tha se kjo është seanca e parë gjatë 28 viteve demokraci që merret për Presidentin. Ai theksoi se akti i presidentit është nul dhe në kundërshtim të hapur me kushtetutën. Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 e kanë çliruar presidentin nga çdo përfshirje në procesin zgjedhor dhe e vetmja kompetencë që ai ka është shpallja e ditës së zgjedhjeve.

“Pasi u njohëm me aktin e paprecedentë të presidentit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve dhe duke e vlerësuar këtë akt si absolutisht të pavlefshëm, në kapërcim të kompetencave dh enë kundërshtim të parimeve kushtetuese dhe që synon të pengojë realizimin e të drejtës kushtetuese të shqiptarëve për të zgjedhur me votë, kam kërkuar këtë debat, mocion që rrallë herë është hera e parë që mbahet në 28 vite të demokracisë shqiptare në fund të të cilit do u kërkoja të gjithëve të miratonim së bashku rezolutën. Dekreti është haptazi antikushtetues, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Kompetenca për caktimin e datës Në raport me zgjedhjet presidenti ka vetëm një kompetencë, atë të caktimit të datës. Procesi zgjedhor qeveriset nga KQZ. Caktimi është kompetencë e presidentit por jo privilegj, detyrim por jo e drejtë. Është e lidhur me kushte rigoroze ligjore. Presidenti nuk e zgjedh dot periudhën e datës zgjedhore është e caktuar me ligj. Identifikimin e datës e bën në konsult me partitë parlamentare.Si rregull caktimi i datës është rezultat i një procesi konsensual por nëse grupet nuk shfaqin konsensus, përcaktimi bëhet në mënyrë të paanshme nga presidenti i republikës. Para 9 muajsh kryetari i shtetit, e ka kryer këtë procedurë, e ju them që si kryetar i grupit propozova datën 9 qershor. Presidenti me të drejtë tha janë dy data o 23 o 30 qershor. Meqë ka ardhur koha të zbardhen të gjitha bisedat me presidentin. Kriteret lidhen me interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë. Sqarimi është për të kuptuar se sa shumë e ka kushtëzuar kushtetuta presidentin në këtë kompetencë. Kjo nuk përkthehet në kompetencë për zhdekretim. Ngjarja ndodh e kryhet nuk zgjat nuk bashkon është proces. Dekretimi është hapi i parë e i fundit i presidentit, me pas vihen në lëvizje mekanizmat ligjorë. Neni 92 nuk shërben si kompetencë për zhdekretimin e zgjedhjeve” tha Balla. /Opinion.al

 

Pas