Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla me rastin e festave të Pavarësisë dhe Çlirimit ka shkuar në Hagë, ku po viziton ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetin social Facebook Balla i shoqëruar nga deputeti i PS-së Arben Pëllumbi shfaqen duke u futur në Hagë.
“Hagë, Për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë tek ÇLIRIMTARËT E KOSOVËS”-shkruan Balla krahas pamjeve.