Aktualitet

“Balla ka porositur vrasjen e avokatit”/Boçi: S’është hera e parë që del në përgjime



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:24 - 28/11/22 |
Opi Nion

Teksa ka uruar 28 Nëntorin, deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka folur nga Elbasani edhe për akuzat e Partisë Demokratike ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, të cilin e akuzojnë si porositës i vrasjes së avokatit Ravik Gurra.

Në një prononcim për gazetarët, Boçi u shpreh se nuk është hera e parë që Balla del në të tilla përgjime, ndërsa shtoi se komentet janë të tepërta.

“Nuk është hera e parë që zoti Balla del në përgjime të tilla dhe zakonisht komentet kur shumfishohen si raste më duken se janë të tepërta”, tha deputeti demokrat.

Sakaq, Boçi u ndal edhe te vendimi i policisë për të ndaluar protestën e opozitës para kryeministrisë me 6 dhjetor, ditë kur mbahet samiti i BE në Tiranë.

Ai e cilësoi vendimin si arbitraritet dhe arrogancë në raport me respektimin e të drejtës për të protestuar.

 “Është një lloj arbitrariteti, arrogance në raport me respektimin e të drejtës për të protestuar, protestat janë pro evropiane, kudo dhe sido që zhvillohen. Është një lloj organizimi protestues specifik në një ditë kur liderët evropian vijnë në Shqipëri dhe që ata kanë fatin e rastin të dëgjojnë shqetësimet reale për qytetarët shqiptarë që shkruhen në raportet evropiane, për korrupsionin galopant, krimin, vjedhjen e votës. Më mirë se të bëhet atë ditë me dëgjimin live nga qytetarët nuk ka shkresë, e zezë mbi të bardhë që ta zëvendësojë apo tejkalojë si opinion ose qëndrim. Duhet të marrin sinjalin që qytetarët kërkojnë ndryshimin real të forcave politike”, tha Boçi.

Pas