Bota

Lia e majmunit s’do të quhet më kështu, OBSH i vendos emërtimin e ri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 28/11/22 |
Opi Nion

Monkeypox (Lija e Majmunit) është riemërtuar si ‘mpox’ nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pas ankesave se emri aktual i sëmundjes është “racist dhe stigmatizues”.

“Të dy emrat do të përdoren njëkohësisht për një vit, ndërsa ‘majmuni’ do të hiqet gradualisht,” tha OBSH.

Emërtimi i ri ‘Mpox’ u propozua nga organizata e shëndetit të burrave REZO, ndërsa drejtori i saj tha se heqja e imazheve të majmunëve i ndihmoi njerëzit ta merrnin seriozisht urgjencën shëndetësore.

Simptomat e lisë së majmunit ndryshojnë, por përfshijnë skuqje, ethe, ënjtje të nyjeve limfatike, lodhje dhe dhimbje koke.

Plagët në gojë ose anus janë identifikuar gjithashtu si simptoma të virusit nga një bashkëpunim ndërkombëtar i mjekëve në 16 vende.

Disa nga simptomat ishin aq të rënda saqë kërkonin që pacientët të shtroheshin në spital.

Në shtator, një lloj i dytë i lisë së majmunit u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar pasi u diagnostikua një person që kishte udhëtuar në Afrikën Perëndimore.

Në tetor, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, profesor Neil Ferguson tha se Mbretëria e Bashkuar dukej se po fitonte betejën kundër sëmundjes pasi numri i rasteve po binte, por ai paralajmëroi për kujdes teksa theksoi rrezikun e një rikthimi të sëmundjes.

Pas