Politikë

Balla: Do gjendet rruga, nëse PD dhe LSI duan që të futen në zgjedhje


               Publikuar në : 21:41 - 16/05/19 |
Opi Nion

Taulant Balla, numri dy i Partisë Socialiste, u shpreh se do të gjendet mundësia që PD dhe LSI të futen në zgjedhje, në rast se këto parti do e dëshirojnë diçka të tillë.

Balla theksoi për “Top Channel”se qeveria është gatshme që të ndërtojë një dialog me opozitën, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza politike.

Por, deklarata e tij është kundërshtuar nga  Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, i cili tha se nuk do të ketë zgjedhje nëse Edi Rama do të jetë kryeministër./ Opinion.al E.Xh.

Pas