Aktualitet

Balla: Brenda 10 ditësh dorëzojmë ndryshimet në ligjin për partitë politike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 19/09/22 |
Opi Nion

Kreu i grupit paralmentar të PS, Taulant Balla deklaroi se Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend brenda 10 ditëve të ardhshme, propozimin për ndryshime në ligjin për partitë politike si dhe në Kodin Zgjedhor.

Balla tha se vijon puna brenda grupit edhe për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimin për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit që të jenë në politikën aktive.

“Vijon puna brenda grupit parlamentar për pjesën tjetër të paketës që ka të bëjë edhe me ligjin për dekriminalizimin, ku të parashikohen edhe bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, si dhe ligji për partitë sepse nuk mund të jesh kryetari i një partie politike nëse rezulton të kesh qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Natyrshëm që kemi edhe çështje të tjera që kemi adresuar ne mbledhjen e grupit parlamentar. Besoj që në 10 ditët e ardshme do jenë depozituar”, theksoi ai.

Pas