Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babai i Andi Malokut: Gjakun e djalit nuk e lë, drejtësia…

2020/06/19 at 1:07 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Babai i Andi Malokut: Gjakun e djalit nuk e lë, drejtësia…

Babai i Andi Malokut, shoferi i prokurorit Arjan Ndojit, i cili u ekzekutua në atentatin e 1 nëntorit 2019, u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të zbardhin dhe të arrestojnë autorët të cilët i vranë djalin.

Mes të tjerash Genci Maloku sqaroi për “News 24” se në këto 8 muaj nuk ka marrë një përgjigje për arsyet e vrasjes së djalit të tij, ndërsa thekson se “gjakun e djalit nuk e lë”.

Andi Maloku kishte vetëm 2 muaj që kishte nisur punë si shoferi i Ndojit, ndërsa bëhet me dije se i riu nuk kishte pasur konflikte.

INTERVISTA

Ç’mund të na thoni në lidhje me ngjarjen?
S’ka asgjë të reja nga vrasja. Po bën 8 muaj. Se di për çfarë ka ndodhur. Se për çfarë e humbi jetën djali im. Pse?! Djalin e çova në punë.

Sa kohë kishte që punonte me të?
Kishte 2 muaj që kishte nisur punë atje. Kishte punuar kamerier. Ishte 23 vjeç.

Si u punësua djali tek prokurori?
Djalin e punësoi një kushëriri im. Djalin e pa prokurori dhe e pëlqehu. Se nuk pinte cigare. Ishte shumë i rregullt. Ai nuk kishte shprehur asnjë shqetësim. E çova për siguri, shofer prokurori, gjëja më e sigurt është shofer prokurori. Unë dua drejtësi. Dua të di arsyen se pse ndodhi.

Ju e dini se prokuroria ka arrestuar dy persona..Mes tyre dhe Rrahjen. A e njihnit atë, pasi jeni nga e njëjta zonë?
Se njoh fare Rrahjan. Unë rri në Tiranë, nuk rri andej. Kam ardhur që në 91 që kam ardhur në Tiranë. Se njoh as si fytyrë. Nuk është zbardhur ngjarja. Prokuroria thotë vet se kanë qenë 3 persona dhe 2 armë. Ku janë të tjerët? Se ai Halilaj nuk është gjuajtësi. Kush është arsyeja se pse ka ndodhur. Dua të di këtë. Janë 3 persona. Këtë dua të di. Që të zbardhet ngjarja..

Keni biseduar me prokurorin?
Ai nuk e di fare se pse ka ndodhur ngjarja. As ai Pëllumb Muharremi. S’kam dëgjuar gjë për të, se ai nuk ka qenë3 asnjëherë i dënuar. Prokurori s’më ka thënë asgjë fare. Skam marrë asnjë përgjigje për ngjarjen. Thotë vetëm; kemi një vendim.

Deputeti i opozitës ka publikuar një video, por që përbën shkelje të sekretit hetimor…
Mu duk më i drejtë, më aktiv. Erdha e takova në lokal. I thash zëre se po të kërkoj ndihmë si djalin tim. Skam ku të shkoj. Mu duk aktiv dhe ai e pranoi. Kaq.

A e doni ju se publikimi i një video ju çon në hetim…
Në hetim të bashkojnë vrasësit. Djali im po bën 8 muaj që është në dhe. Asnjë informacion. S’kam marrë asnjë përgjigje. Nuk është çështje ordinere. Është vrasje. Më ka humbur jetën djali. S’më zë gjumi natën. Nuk e çoj në gropë gjakun e djalit. I kam çuar letër Ramës, të gjithëve. Politika të ndërhyjë te prokuroria. Prokuroria s’po më ndihmon.

A ishit në dijeni se çfarë pune bënte djali, se punonte me një prokuror…

Edhe videon e nxora. Prokuroria të veprojë. I kërkova ndihmë deputetit dhe i thashë bëjë si fëmijën tim. Mu duk më i drejti nga ato e i kërkova ndihmë. Djali im nuk ka pasur konflikte, kishte 2 muaj punë. Kanë pasur gjithë respekt për djalin tim, ai ishte i vetëm dhe e donim të gjithë. Djalit kur ishte gjallë i kam thënë se ku po punon, por derisa ai punën po bënte. Nuk më ka thënë të ishte gjë e keqe puna që kishte, do e kishin arrestuar. Arsyeja mund të jetë politike a ku di unë. Po të dojë shteti e kap direkt, kurse kjo ka 8 muaj që fëmija im nuk është më gjallë. Jam i shkatërruar totalisht. Arsyen pse djali im nuk është gjallë.

Deklaruat se i keni dërguar letër liderëve politikë dhe zyrtarëve të tjerë që merren me çështjen tuaj. A ju kanë kthyer përgjigje?

Nuk kam marrë përgjigje. Nga asnjë. Edhe Prokuroria thotë që nuk kemi gjë të re. Videon e kam marrë nga ana ime. I kam marrë nga ana ime dhe ia dhashë deputetit. Gjakun e djalit nuk e lë unë. Ia kam lënë drejtësisë unë në dorë por kjo nuk duket drejtësi. Nëse Prokuroria nuk e zbardh, do e zbardh vetë. Vetëm Rraja është  kapur, ku janë 2 të tjerët. E kam çu çunin për 300 mijë lekë. Punoj në Bashkinë e Durrësit./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
Kryesore

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

28 Dhjetor, 2025 10:55 pm
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
Kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

28 Dhjetor, 2025 9:35 pm
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
Aktualitet

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

28 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
Aktualitet

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

28 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit
Kryesore

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, përfundon procesi i votimit

28 Dhjetor, 2025 7:24 pm
Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron
Bota

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron

28 Dhjetor, 2025 5:52 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Elbasan/ Humb jetën një person, arrestohet drejtuesi i mjetit

28 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Orët e fundit të zgjedhjeve në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

28 Dhjetor, 2025 5:42 pm
New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime
Bota

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

28 Dhjetor, 2025 4:52 pm
Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Para
Meta: Do kthej çdo ligj antikushtetues,rrezikojmë rritjen e borxhit publik

Meta: Do kthej çdo ligj antikushtetues,rrezikojmë rritjen e borxhit publik

Masat kundër Covid-19, gjobiten 6 subjekte

Masat kundër Covid-19, gjobiten 6 subjekte

Kuzhinierja e infektuar me koronavirus, mbyllet kopshti në Vlorë

Kuzhinierja e infektuar me koronavirus, mbyllet kopshti në Vlorë

TE FUNDIT

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është më i thelli në historinë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi
28 Dhjetor, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Lëvizja...

Lexo më shumë

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët
28 Dhjetor, 2025

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre...

Lexo më shumë

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu

Amnistia penale, kategoritë që përfitojnë dhe numrin e atyre që lirohen nga burgu
28 Dhjetor, 2025

Qeveria shqiptare pritet të miratojë së shpejti një amnisti penale për Vitin e Ri. Këtë nismë e ka komunikuar Ministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com