Politikë

Meta: Do kthej çdo ligj antikushtetues,rrezikojmë rritjen e borxhit publik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 19/06/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një komunikim me gazetarët. Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar se do të kthejë për rishqyrtim çdo ligj që është në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

Presidenti u shpreh se Shqipëria rrezikon rritje të borxhit publik. Kreu i shtetit tha gjithashtu se në vendin tonë mbetet ende problem ekonomia në rënie dhe ekonomia informale.

“Duhet që të mbështesim biznesin e vogël. Dua të tërheq vëmendjen mbi faktin se kemi një borxh të lartë publik dhe borxhi po rritet gjithmonë e më shumë. Huamarrja duhet që të kontrollohet.  Po ashtu, duhen mbrojtur më shumë ushqimet dhe mjedisi të mbrohet gjithashtu. Kemi borxhe të mëdha, po ashtu edhe shumë persona punojnë jashtë ligjeve. Kjo sjell një treg të pasigurt si dhe mund të sjellë rritje të mos-stabilitetit politik e ekonomik të vendit. Dubhet të mbrojmë interesin publik dhe financat e shtetit. Do kthej çdo ligj antikushtetues. Duhen të mos lihen hapësira në ligje që rrisin korrupsionin.  Interesi publik duhet vënë mbi të gjitha”,-deklaroi Meta./ Opinion.al

Pas