Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

B4Students shpall fituesit e edicionit të dytë të Konkursit të Ideve të Biznesit

2022/05/09 at 7:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
B4Students shpall fituesit e edicionit të dytë të Konkursit të Ideve të Biznesit

12 finalistë të edicionit të dytë Konkursit të Ideve të Biznesit prezantuan sot projektet e tyre të biznesit përpara jurisë së programit B4Students, në një aktivitet të dedikuar në format “Demo Day”. Dy idetë më të mira të biznesit të përzgjedhura nga juria do të financohen me grant, si mbështetje për fillimin e aktivitetit.


Plani i biznesit “COMPACT” nga Martina Mesha, studente e programit master në Dizajn të Aplikuar në Universitetin Polis, konsistonte në një markë veshjesh sportive dhe casual që frymëzon një mënyrë jetese komode dhe ekologjike, duke përqafuar teknologjinë, qëndrueshmërinë, mjedisin dhe tendencat më të fundit të modës.

Nëpërmjet planit të biznesit “DDA – Diabetic Digital Albanian App”, Hygerta Pjeshka, studente në programin Administrim Biznesi në TBU dhe Artemisa Pjeshka, studente Finance dhe Kontabiliteti në Institutin Kanadez të Teknologjisë (CIT) synonin të krijonin platformën e parë shqiptare në mbështetje të komunitetit diabetik me informacione, seksione trajtimesh për faza dhe lloje të ndryshme të diabetit, dieta dhe receta gatimi me përbërës që gjenden lehtësisht në tregun shqiptar, si dhe një program ushtrimesh fizike në grup.

Këto dy projekte fituese përfituan respektivisht grante në vlerën €5,000 dhe €3,000 si fonde për të nisur sipërmarrjet e tyre. Gjatë implementimit të planit të tyre të biznesit në vijim, studentëve do t’u ofrohet këshillimi nga ekspertë të Grupit BALFIN.

Juria e cila vlerësoi projektet ishte e përbërë nga Gjergji Spaho, Drejtor i Sistemeve Informatike në Grupin BALFIN, Lila Canaj, Drejtoreshë e Divizionit Retail në Tirana Bank, si dhe Andi Muhametaj, Menaxher Projektesh në Grupin BALFIN.

Konkursi i Ideve të Biznesit, një nga aktivitetet kryesore të B4Students, është përshëndetur edhe nga Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, i cili është kujdesur që mbështetja e edukimit dhe sipërmarrjes mes të rinjve të jetë një fokus i rëndësishëm në nismat e përgjegjshmërisë sociale të Grupit.

Edicioni i radhës për Konkursin e Ideve të Biznesit do të jetë në periudhën gusht – tetor 2022. Nëpërmjet këtij konkursi, B4Students synon të kontribuojë në ekosistemin e bizneseve të reja nga studentët, duke ofruar mbështetje financiare dhe teknike.

Programi B4Students, mundësuar nga Grupi BALFIN, është i ndërtuar në 4 komponentë kryesorë, ai i Sipërmarrjes me Konkursin e Ideve të Biznesit dhe Konkursin e Sfidës së Biznesit; Klubet Sociale, Praktikat Profesionale dhe Punësimin, si dhe Investime Infrastrukturore në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik në Shqipëri./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
Bota

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

7 Qershor, 2026 3:47 pm
Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por bota nuk është e “duruar”
Bota

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22% të kapaciteteve raketore

7 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec
Kryesore

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec

7 Qershor, 2026 2:59 pm
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

Rama për protestën: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng, s’ka për ta ndalur

7 Qershor, 2026 2:34 pm
Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin
Kronikë

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin

7 Qershor, 2026 2:24 pm
Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban
Bota

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

7 Qershor, 2026 2:02 pm
Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Bota

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

7 Qershor, 2026 1:36 pm
Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë
Aktualitet

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë

7 Qershor, 2026 1:34 pm
“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës
Aktualitet

“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës

7 Qershor, 2026 1:31 pm
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë euro mbështetje
Kryesore

Protesta, Rama: Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit

7 Qershor, 2026 1:27 pm
Para
Përballet me Berishën në zgjedhje, Ibsen Elezi: Vokshi dhe Paloka hajdutë votash

Përballet me Berishën në zgjedhje, Ibsen Elezi: Vokshi dhe Paloka hajdutë votash

Rusia më afër me vizitorët, aplikon vizat elektronike

Një tjetër miliarder rus vdes në rrethana misterioze

Gjoba/1 mln lekë dhe heqje patente për 2 vite, Ajas Sulejmani: Nuk jam dakort!

Aksidenti në Tiranë/Burri 5 brinjë dhe legenin e thyer, gruaja disa plagë në trup
















TE FUNDIT

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
7 Qershor, 2026

Ukraina ka denoncuar një sulm të ri rus ndaj një infrastrukture të ndjeshme në zonën e Çernobilit. Sipas kompanisë shtetërore...

Lexo më shumë

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22% të kapaciteteve raketore

Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por bota nuk është e “duruar”
7 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se Irani ka humbur shumicën e kapacitetit të tij për prodhimin e raketave dhe...

Lexo më shumë

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec
7 Qershor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, dhe protestave kundër projektit të Zvërnecit....

Lexo më shumë

Rama për protestën: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng, s’ka për ta ndalur

Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me protestën qytetarë kundër investimit në Zvërnec, duke kërkuar prej një jave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}