Aktualitet

Avokati i Manuelës: S’ ka dhënë lekë për operacionin, mendoi se duheshin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:32 - 13/02/21 |
Doriana Çepunaj

Këtë të shtunë zhvillohet seanca gjyqësore për 10 të arrestuarit në Gjykatën e Krujës. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, kryesekretarja, Manuela Mallkuci, avokati Aldo Tabaku dhe të arrestuarit e tjerë, do të dalin para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Ndërkohë mësohet se avokati i Mallkucit ka thënë se kryesekretarja e Gjykatës së Krujës s’ka dhënë lekë për operacionin e nënës as tek doktori dhe as te infermieret,  por ajo ka menduar se duheshin lekë.

“Manuela s’ ka dhënë lekë për operacionin as te doktori dhe as te infermierët, por ka menduar se duheshin lekë. S’i ka dhënë kujt dhe askush s’ka marrë lek”, tha avokati.

Kujtojmë se SPAK po përgjonte Manuela Mallkuçin, ndërkohë që gjatë bisedave u zbulua edhe korrupsionini në shëntetësi.

Kryesekretarja Mallkuçi  në këmbim të parave i kërkonte mjekut Edvin Prifti për të bërë operacion pa radhë nënën e saj.

Pas