Bota

Avokatët gjejnë dokumente të klasifikuara në ish-zyrën e Bidenit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:02 - 10/01/23 |
Opi Nion

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se departamenti amerikan i drejtësisë po shqyrton dokumentet e shënuara si të klasifikuara të gjetura në ish-zyrën e Presidentit amerikan Joe Biden.

Rreth 10 prej dosjeve u zbuluan në një dollap të mbyllur në Qendrën Penn Biden në Uashington në nëntor nga ekipi ligjor i zotit Biden, tha avokati i tij.

Paraardhësi i zotit Biden, Donald Trump, po përballet me një hetim për marrjen e dosjeve të klasifikuara në Florida pas përfundimit tw mandatit tw presidencës së tij.

Sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS Neës, FBI është përfshirë në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në Qendrën Penn Biden dhe Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA Merrick Garland i është kërkuar të shqyrtojë dokumentet.

Avokati i zotit Biden tha se ato lidhen me periudhën kur ai ishte nënkryetar. Por është e paqartë se me çfarë kanë të bëjnë dokumentet, me nivelin e klasifikimit të përfshirë ose pse ato ishin aty.

Një burim i njohur me çështjen i tha CBS News se dosjet nuk përmbanin sekrete bërthamore dhe ishin tw vendosura në në një kuti me dokumente të tjera të paklasifikuara.

Richard Sauber, këshilltar i posaçëm i Presidentit Biden, tha në një deklaratë për CBS të hënën se dosjet u zbuluan pak para zgjedhjeve afatmesme nga avokatët e Bidenit që po pastronin hapësirën e zyrës.

Zoti Biden mbajti një zyrë në institutin e mendimit, i cili është rreth një milje nga Shtëpia e Bardhë, nga viti 2017 deri në vitin 2020.

Z.Sauber tha: “Që nga zbulimi i dokumenteve, avokatët personalë të presidentit kanë bashkëpunuar me Arkivin Kombwtar dhe Departamentin e Drejtësisë në një proces për të siguruar që çdo regjistrim i administratës Obama-Biden është në posedim të duhur”.

Në shtator, presidenti Biden u shfaq në CBS dhe iu kërkua reagimi i tij ndaj një fotoje që tregonte dokumentet e gjetura në shtëpinë e zotit Trump në Florida, Mar-a-Lago. “Si mund të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm?” tha presidenti.

Trump reagoi në faqen e tij të mediave sociale, Truth Social, duke pyetur: “Kur do të bastisw FBI-ja shtëpitë e shumta të Joe Biden, ndoshta edhe Shtëpinë e Bardhë?”

Trump është nën hetim për rezistimin ndaj kërkesave për të kthyer rreth 300 dokumente të klasifikuara që ai i çoi në Mar-a-Lago pas largimit nga detyra. Arkivi Kombëtar i Shteteve informoi autoritetet në atë rast.

Dosjet e Bidenit u zbuluan pak përpara se departamenti i drejtësisë të njoftonte se do të caktonte një avokat të pavarur për të vendosur nëse do ta akuzonte penalisht zotin Trump për dosjet e gjetura në klubin e tij të golfit.

 

 

Pas