Bota

NATO premton të “forcojë” mbështetjen për Ukrainën pas nënshkrimit me BE-në



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:05 - 10/01/23 |
Opi Nion

NATO ka premtuar të “forcojë” mbështetjen për Ukrainën pas nënshkrimit të një deklarate të përbashkët me Bashkimin Evropian, të martën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti “partneritetin strategjik” midis BE-së dhe NATO-s “më të rëndësishëm se kurrë”, ndërsa pushtimi i ashpër i Ukrainës nga Rusia po i afrohet 11 muajve.

“Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë partneritetin midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe duhet të forcojmë më tej mbështetjen tonë për Ukrainën,” tha Stoltenberg në Bruksel, pas nënshkrimit të deklaratës së tretë të përbashkët BE-NATO me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe  Presidentin e Këshillit Evropianin Charles Michel.

“Ne e dimë se duhet të forcojmë dhe ta thellojmë tani këtë partneritet më shumë se 20-vjeçar, sepse siguria e Evropës është e sfiduar dhe ajo është nën kërcënim”, u tha von der Leyen gazetarëve.

Partneriteti BE-NATO do të bëhet “edhe më i rëndësishëm pasi Finlanda dhe Suedia të bëhen anëtarë të plotë të NATO-s me pranimin e tyre”, shtoi von der Leyen.

Shefi i Komisionit Evropian përmendi sabotimin e tubacioneve Nord Stream si një shembull të nevojës “për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e infrastrukturës së rrjetit tonë”.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së “presionit ndaj Kremlinit”, duke thënë se BE-ja së shpejti do të vendosë sanksione ndaj vendeve, përfshirë Bjellorusinë dhe Iranin, të cilët mbështesin ushtarakisht luftën e Rusisë në Ukrainë.

NATO ka mbetur e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën që kur rusët nisiën pushtimin e saj në shkurt, me aleatët perëndimorë që dërguan miliarda dollarë armë dhe ndihma të tjera në Kiev./Opinion.al

 

 

Pas