InstaBIZ

Ava Max tregon me krenari rrënjët e saj shqiptare


               Publikuar në : 13:07 - 13/09/19 |
el ida

Krahas Dua Lipës, Rita Orës dhe Bebe Rexhës një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare, e cilësuar si “Lady Gaga e dytë” është duke bërë karrierë në tregun ndërkombëtar.

Amanda Ava Koçi, e njohur si Ava Max, me origjinë nga Saranda nuk e ka fshehur kurrë origjinën e saj. Këtë e ka bërë edhe së fundmi në një postim në llogarinë e saj të “Instagram”-it, atje ku ndiqet nga më shumë se 800 mijë persona, ku ka shkruar:

“Duke u kthyer në rrënjët e mia, shqiptare”, ndërsa bashkëngjitur, ka postuar edhe një foto të sajën ku duket e grimuar kuq e zi.

Momentalisht Ava është duke shijuar suksesin e projektit të fundit të saj muzikor “Torn”./Opinion.al

Pas