Aktualitet

Kryetari aktual kallëzon penalisht ish-kryetaren e Bashkisë së Përrenjasit


               Publikuar në : 13:09 - 13/09/19 |
Al Do

Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre.

Miranda Rira, e cila ishte në krye të Bashkisë së Përrenjasit si përfaqësuese e LSI-së është kallëzuar në prokurori nga kreu aktual, Nuri Belba.

Ajo akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tenderimin e ndërtimit të fushës së re të sportit në qytetin e Përrenjasit.

Unë, Nuri Belba në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Prrenjas bazuar në nenin 248 të Kodit Penal, parashtroj këtë kallëzim penal për ish-kryetaren e Bashkisë Prrenjas znj. Miranda Rira, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallëzimi si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara”, thuhet mes të tjerash në dokument.

Kallëzimi është protokolluar më datë 10 shtator dhe është kallëzimi i parë i bërë nga një prej kryetarëve të bashkive të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit ndaj paraardhësit të tij. /Opinion.al

 

Pas