Kronikë

Autoboti i naftës përplaset me makinën në Rrugën e Kombit, tre të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:39 - 18/05/22 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ku një autobot nafte është përplasur me një makinë.

Paraprakisht bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth 300 metra larg doganës së Morinës, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë. Të plagosur kanë mbetur nëna dhe motra e drejtueses së mjetit “Volkswagen” dhe drejtuesi i autobotit. Mësohet se vetë drejtuesja e makinës nuk ka marrë lëndime.

Tre të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve të spitali të Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Pas