Aktualitet

Audio-përgjimi për 21 janarin, Meta: Shashkë e nivelit ordiner



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:27 - 24/01/23 |
Opi Nion

Në një konferencë për mediat këtë të martë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar audio-përgjimin e publikuar nga gazetari Artan Hoxha që zbulon një komunikim të drejtuesve të gardës më 21 Janar.

Meta tha se kjo është një histori e sajuar me qëllim që të shmanget vëmendja nga skandalet e qeverisë.

Sipas tij, kallëzimi i dorëzuar ditën e djeshme në SPAK nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja për ngjarjen e 21 Janarit tregon se drejtësia hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës.

 “Kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera inceneratorëve dhe skandale të tjera. Këto janë histori që nuk i fshehin dot skandalet e Ramës. Tregojnë ca niveli është drejtësia, që hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës. Mashtrimet e Edi Ramës nuk i sheh drejtësia  e pavarur, ata të hetojnë edhe para 12 vjetësh edhe para 3 mijë vjetësh, por shqiptarët nuk janë budallenj e shohin sesi po vidhen nga Rama dhe mezi po presin 14 majin për ta ndëshkuar këtë regjim”, tha Meta. 

Pas