Aktualitet

Inceneratorët, Meta: Falënderoj Kryemadhin për investigimin me dronin e së vërtetës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 24/01/23 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka folur për situatën e përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës, që sipas tij është ngjarje e përsëritur .

Meta u ndal dhe tek denoncimet e partisë së tij sa i përket çështjes së inceneratorit të Tiranës, ku falenderoi deputeten Monika Kryemadhi për investigimin e kryer për to.

Ai deklaron se Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës.

“Droni i të vërtetës tregoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm një groposje primitive e mbeturinave. Në filmimet e zhvilluara nga Droni i të vërtetës që nga korriku 2022 deri në janar të 2023, për një periudhë prej 180 ditë provohet e kundërta e deklaratave mashtruese të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Krahasimi, pamjet me dron tregojnë që në inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces! Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Por Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton. Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton ose dyfishin, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një, ata duhet të dalin dy para drejtësisë”.-tha Meta.

Pas