Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Policia kontrolle në disa banesa. Mësyhet edhe në shtëpinë e…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:49 - 18/08/22 |
Opi Nion

Pas atentatit mafioz me dy viktima të ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, Policia e Vlorës po ushtron kontrolle në disa banesa në qytetin e Vlorës.

Sipas gazetës Panorama një prej banesave ku është ushtruar kontroll është edhe ajo e Endrit Sabedinit, emër i skeduar për policinë. Ai njihet dhe me emrin Indrit Sabedini.

I riu i ka shpëtuar dy atentateve që kanë pasur qëllim eleminimin e tij. Sabedini ka mbetur  i plagosur nga një shpërthim me eksploziv më dhjetor të vitit 2021. Në vitin 2017, ai i ka shpëtuar një tjetër atentati me tritol. Një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në makinën e tij, por 34-vjeçari e pikasi, duke evituar kështu një tragjedi. Nuk dihet arsyeja e kontrollit të banesës së Sabedinit, nuk dimë ende të themi se çfarë e lidhte 34-vjeçarin me dy viktimat.

Ndërkohë dy janë pistat ku grupi hetimor është fokusuar për hetimin atentatit të ditës së sotme. Një prej tyre është vrasja e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, pasi të dy viktimat, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo rezultojnë të përfshirë në këtë ngjarje. Ndërsa pista e dytë është ajo e pazareve të drogës.

Pas