Rajoni

Takimi në Bruksel/ Mediat serbe: Kurti refuzoi çdo kompromis të mundshëm 



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:13 - 18/08/22 |
Opi Nion

Takimi që po zhvillohet ditën e sotme në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç nuk ka dhënë rezultate.

Kështu raportojnë mediat serbe pranë presidentit Aleksandër Vuçiç.

Mediat serbe shkruajnë se në Bruksel nuk ka asnjë përparim për asnjë çështje pasi sipas tyre, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar çdo kompromis.

Po sipas të njëjtit burim thuhet se, pritet që gjatë mbrëmjes së sotme , apo nesër gjatë ditës, presidentit Aleksandar Vuçiç të mbajë  një fjalim drejtuar kombit.

Kujtojmë se presidenti Vuçiç ka caktuar një takim urgjent me serbët e Kosovës dhe Metohisë, i cili do të mbahet në Pallatin “Serbia” në Beograd. Në takim ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve me KIM, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e rretheve dhe drejtorët e spitaleve./Opinion.al

 

Pas