Një 27-vjeçar me iniciale F. V, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Francë dhe është ekstraduar drejt vendit tonë.
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si te dyshuar për veprat penale ‘’Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në maj të 2018, në qytetin e Peshkopisë, 27-vjeçari F. V në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonin shtetasit A. M. dhe A. A. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi A. M.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris u bë kapja dhe ekstradimi i tij në vendin tonë.