Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, SPAK mbyll hetimet

2021/01/28 at 3:15 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, SPAK mbyll hetimet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

SPAK njofton se për këtë çështje ka marrë të pandehur Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, të cilët akuzohen për vrasje të funksionarëve publikë të mbetur në tentativë, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë vdekjen, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Atentati ndodhi më 1 Nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës, prokurori Arjan Ndoja mbeti i plagosur së bashku me Aleksandër Lahon, ndërsa mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit.

Ndërkohë SPAK njofton se  po vazhdon hetimet me qëllim zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.184 të vitit 2019. Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një numër shumë i madh veprimesh hetimore dhe në përfundim të hetimeve paraprake janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

Redjan Asllan Rraja, akuzuar për veprat penale të  “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a – 22, 79/dh-22, 278/1, 2, 134, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të K.Penal.

Ariol Mustafa Halilaj, akuzuar se ka kryer veprat penale të  “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 79/a – 22, 79/dh-22, 278/1, 2, 134, 28/4, 134, 333/a/2 dhe 334 të K.Penal.

Hetimet e këtij procedimi penal kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 01.11.2019, rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, disa persona me një automjet benz, ngjyrë gri, që mbante të vendosur targën AA342LM kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me targe AA333ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ku për pasojë këta shtetas kanë marrë plagë të shkaktuara nga qitja me armë zjarri. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdon hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë me nr.184/1, me qëllim zbulimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale./Opinion.al

Etiketa: Atentati ndaj prokurorit Ndojihetimespak

Ju sugjerojmë

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit
Bota

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

13 Janar, 2026 4:26 pm
I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

13 Janar, 2026 3:48 pm
Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit
Kronikë

Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit

13 Janar, 2026 3:34 pm
Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur
Aktualitet

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

13 Janar, 2026 2:58 pm
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë
Aktualitet

Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë

13 Janar, 2026 2:38 pm
Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave
Bota

Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave

13 Janar, 2026 2:21 pm
I burgosuri u arratis nga spitali i Durrësit,Drejtoria e Burgjeve: Po punojmë për…
Kronikë

U arratis nga spitali i Durrësit, kush është Altin Ndoci

13 Janar, 2026 2:10 pm
“Dua të shkoj pak në tualet”, si u arratis i burgosuri nga spitali
Kronikë

“Dua të shkoj pak në tualet”, si u arratis i burgosuri nga spitali

13 Janar, 2026 2:04 pm
Mbi 500 vdekje në ditë, epidemia e gripit bëhet vrastare në Portugali
Bota

Mbi 500 vdekje në ditë, epidemia e gripit bëhet vrastare në Portugali

13 Janar, 2026 1:55 pm
I burgosuri u arratis nga spitali i Durrësit,Drejtoria e Burgjeve: Po punojmë për…
Kronikë

I burgosuri u arratis nga spitali i Durrësit,Drejtoria e Burgjeve: Po punojmë për…

13 Janar, 2026 1:45 pm
Para
COVID-19/ Kosova raporton 14 viktima dhe 560 raste të reja

Koronavirusi/ Kosova regjistron 3 viktima dhe 316 raste të reja

Plagosja në Mamurras, 60-vjeçari po kthehej nga varrimi i së motrës (EMRI)

Plagosja në Mamurras, 60-vjeçari po kthehej nga varrimi i së motrës (EMRI)

KLP plotëson vakancën, kush është prokurorja e zgjedhur

KLP plotëson vakancën, kush është prokurorja e zgjedhur

TE FUNDIT

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit
13 Janar, 2026

Bashkimi Evropian do të propozojë shumë shpejt sanksione të mëtejshme ndaj autoriteteve përgjegjëse për shtypjen e protestave antiqeveritare në Iran....

Lexo më shumë

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
13 Janar, 2026

Pas arratisjes nga spitali e Altin Ndocit është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit. Altin Ndoci, i paraburgosur për...

Lexo më shumë

Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit

Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit
13 Janar, 2026

Janë publikuar pamjet nga  arritja e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit. Ndoci shihet teksa po vrapon për tu larguar...

Lexo më shumë

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur
13 Janar, 2026

Autoritetet kanë arritur të lokalizojnë përmes dronit dy barinjtë që ishin shpallur të humbur në Libofshë të Fierit, pora mësohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com