Kronikë

Atentat, qëllohet me armë ndaj djalit të policit në Shijak


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:29 - 16/04/22 |
Opi Nion

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në rrugën dytësore Shijak. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është qëlluar ndaj një të riu teksa makina ishte në lëvizje.

Pas njoftimit nga qytetarët, forca policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht raportohet se nuk ka të dëmtuar. Mësohet se shënjestra ishte Orlando Petkola, djali i një polici burgu me origjinë nga Lekbibaj i Tropojës.

Petkola është qëlluar nga një “Golf” teksa po udhëtonte me “Kamionçinë”  në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10. Sipas informacioneve, autori, i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Golf”, ka përdorur një automatik për të qëlluar ndaj të riut.

Ndëkohë, policia ka ngritur postblloqe për të ndaluar autorët dhe po merr në pyetje Orlando Petkolën.

Pas