Një person ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur tek Komuna e Parisit, në një kryqëzim rrugor.
Personi që është qëlluar me armë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 26-vjeçari Enea Keqa është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sipas burimeve plumbat e kanë zënë në këmbë.
Shkaqet janë të paqarta, teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /Opinion.al