Kronikë

Atentat në Elbasan/ Largohen autorët, objektivi i atentatit braktis mjetin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:28 - 29/03/22 |
Opi Nion

Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, ndërsa makina ndaj së cilës është qëlluar me armë është e tipit BMW, targat e së cilës rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Pas