Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Lezhë. Sipas policisë është qëlluar me armë në drejtim të automjetit të një 34-vjeçari.
Ka qenë vetë shtetasi A.Gj, 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, i cili ka njoftuar në sallën operative se në drejtim të automjetit të tij tip kamionçinë është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.
Ndërkohë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.
Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin plotë të kësaj ngjarje./Opinion.al