Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Astrit Patozi: Vendimi i duhur që u futëm në zgjedhje, tani duhet dialog

2019/07/02 at 1:24 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Astrit Patozi: Vendimi i duhur që u futëm në zgjedhje, tani duhet dialog

Astrit Patozi, kryetari i Bindjes Demokratike ka reaguar për herë të parë pas 30 qershorit. Partia e tij u fut në zgjedhje, ndërsa nga rezultati doli se mori më pak vota se sa votat që ishin të pavlefshme.


Në një postim në rrjetet sociale, Patozi shkruan se vendimi për të marrë pjesë në zgjedhje ishte i duhuri, ndërsa në këtë “betejë” ishte përballë dy sfidantëve, qeverisë dhe opozitës.

“Ne ishim të padëshiruar nga të dy palët, si nga ata që i trajtuan zgjedhjet si shërbim ushtarak për të mbrojtur partinë në rrezik, ashtu edhe për të tjerët, që u përpoqën t’i prishin ato, qoftë edhe duke i përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin. Ata që kishin në dorë të gjitha hallkat e procesit nuk lanë gjë pa bërë që të na e vështirësonin rrugën dhe të na dëmtonin. Për ta ne ishim ferrë nëpër këmbë, që nga dita e parë e fushatës, e deri në numërimin e votës së fundit. Ndërsa të tjerët ,nxorën ushtrinë e vet në çdo qendër votimi që të përgjonin cilindo opozitar që do t’i “tradhtonte”, duke shkuar për të votuar kundër Edi Ramës pa lejen e tyre”, shkruan Patozi.

Ai propozon tani një reformë kushtetuese, e cila duhet të zhbëjë menjëherë ndryshimet e 2008-ës.

“BINDJA DEMOKRATIKE fton për reflektim dhe reagim të shpejtë të gjitha forcat politike të vendit, por sidomos humbësit, që po brohorasin për fitore, duke i konsideruar ata si përgjegjësit kryesorë për këtë gjendje dëshpëruese të demokracisë në Shqipëri. Për sa na takon, jemi të gatshëm, kurdo që të na kërkohet, për të dhënë kontributin tonë modest në funksion të kësaj nevoje të fortë kombëtare, që i kapërcen shumë interesat e ngushta të partive”.

Në raportin paraprak për zgjedhjet e 30 qershorit, misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka konkluduar se Partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit është parti e regjistruar në kundërshtim me ligjin për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ndonëse kjo rriti numrin e garuesve, thuhet në raport, KQZ-ja e interpretoi ligjin në një mënyrë tejet të gjerë dhe, ndonjëherë jokonsistente, duke cenuar sigurinë juridike.

“KQZ-ja e regjistroi Bindjen Demokratike (BD) si subjekt zgjedhor më 27 prill, ndonëse kjo e fundit ishte regjistruar si parti politike vetëm më 25 prill me një vendim gjykate që mori formë të prerë më 10 maj. Përveç kësaj, KQZ-ja nuk i kërkoi partisë së saporegjistruar, Bindjes Demokratike, të mblidhte firma mbështetëse, duke e shpërfillur kërkesën për periudhën gjashtë-mujore” nënvizon raporti./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
A ishin zgjedhjet pluraliste në Shqipëri? Flet shefja e misionit të OSBE

A ishin zgjedhjet pluraliste në Shqipëri? Flet shefja e misionit të OSBE

Çfarë do të thotë “Deep State” që i referohet Meta

Çfarë do të thotë “Deep State” që i referohet Meta

Edi Rama dhe Ilir Meta reagojnë sërish

Meta propozoi zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, reagon Edi Rama
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}