Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asociacioni komunave me shumicë serbe/Gjuriç:Hoti i ka premtuar në Bruksel

2020/09/28 at 2:09 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Asociacioni komunave me shumicë serbe/Gjuriç:Hoti i ka premtuar në Bruksel

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, “mund ta gënjejë publikun sa të dojë”, por ai “nuk do t’i ikë” krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ai [Hoti], në takimet në Bruksel, këndon këngë tjetër dhe jo vetëm që premton se do ta mundësojë formimin e Asociacionit të komunave serbe, por edhe garanton autorizime shtesë për të”, tha Gjuriç në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Gjuriç, i cili është edhe udhëheqës i delegacionit të Serbisë në bisedimet në nivel ekspertësh me Kosovën, tha se Hoti duhet të ndërmarrë urgjentisht hapa për të formuar Asociacionin, pas një vonese shtatëvjeçare.

Formimi i Asociacionit është parashikuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Derisa Kosova insiston tani se nuk dëshiron ta hapë më çështjen e Asociacionit në bisedimet me Serbinë, kjo e fundit kërkon që të bisedohet për të.

Edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se Asociacioni “duhet të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse” midis Kosovës dhe Serbisë.

Por, Hoti përsëriti të hënën se çështja e Asociacionit është një temë e mbyllur tashmë dhe se ajo nuk hapet.

Gjuriç, në anën tjetër, tha se çështja e Asociacionit “do të mbyllet kur ai të formohet në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel, madje as atëherë, sepse Asociaioni është menduar dhe dakorduar si një institucion, që mund ta zhvillojë dhe zgjerojë edhe anëtarësimin, edhe kompetencat e tij”.

Një takim i Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh, ka qenë i paraparë të mbahet sot në Bruksel, por ai është shtyrë për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët evropianë, situatës së krijuar me koronavirus.

Ju sugjerojmë

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën

21 Janar, 2026 4:48 pm
Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë
Bota

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë

21 Janar, 2026 3:59 pm
Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli
Bota

Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli

21 Janar, 2026 3:44 pm
Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA
Bota

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA

21 Janar, 2026 3:39 pm
Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Bota

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

21 Janar, 2026 3:11 pm
Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…
Kryesore

Do të votojë PD aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes?Berisha pa vendim:Nuk kam…

21 Janar, 2026 2:24 pm
Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën
Kronikë

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

21 Janar, 2026 1:26 pm
Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Italia do e refuzojë Bordit të Paqes për Gazën, pengesë edhe kushtetuta

21 Janar, 2026 12:48 pm
Blerina Gjylameti, në krye të AKU
Aktualitet

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

21 Janar, 2026 12:44 pm
“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…
Aktualitet

“21 janari”, Mark Nika del nga SPAK: Prokurori më tha se…

21 Janar, 2026 12:41 pm
Para
OFL në Tiranë, dy të dënuarve u kërkohet deklarimi i pasurisë

Vrasje dhe grup kriminal, OFL iu dërgon formularin 4 të dënuarve

Dokumenti për reformën zgjedhore, mungon firma e Rudina Hajdarit

Hajdari mbështet propozimin e PD dhe kërkon mbledhjen e Këshillit Politik

Kukësi njofton largimin e një tjetër futbollisti

Kukësi njofton largimin e një tjetër futbollisti

TE FUNDIT

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
21 Janar, 2026

Planet e SHBA-së për të aneksuar Groenlandën dominojnë Forumin Ekonomik Botëror. Bisedimet midis SHBA-së dhe Ukrainës për të përfunduar luftën...

Lexo më shumë

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë
21 Janar, 2026

Gjatë fjalës së tij nga Davosi, presidenti i SHBA rriti presionin për marrjen e Groenlandën. “Nëse na thoni ‘po’ do...

Lexo më shumë

Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli

Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump po mban fjalën e tij në Forumin Ekonomik të Davosit. Gjatë fjalës së tij, Trump, u tall me...

Lexo më shumë

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA
21 Janar, 2026

"Venezuela do të fitojë më shumë para në gjashtë muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit". Kështu...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com