Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ASH kërkoi ristrukturim e paga të reja, Dhimitri: SPAK të hetojë

2020/04/24 at 12:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
ASH kërkoi ristrukturim e paga të reja, Dhimitri: SPAK të hetojë

Ka reaguar ashpër kryetarja e  Komisionit të Medias, Fationa Dhimitri në lidhje me kërkesën e Akademisë së  Shkencave për ristrukturim e paga të reja.


Dhimitri i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë mbi veprimtarinë e Akademisë së Shkencave, pasi sipas saj, Akademia e Shkencave po bën përpjekje abuzive për të ligjëruar strukturën e pagave.

Po ashtu, ajo  theksoi se Ministria e Financave këtë kërkesë e quajti në kundërshtim me ligjin, ndërsa shton se kërkesa e kreut te Akademisë së Shkencave, Skender Gjinushi ishte e paligjshme.

REAGIMI

Akademia Abuzive e Shkencave
Përpjekjeve të Kryesisë së Akademisë së Shkencave për të ligjëruar strukturën, organikën, nivelin e fryrë të pagave i pret hovin shkresa Nr. 5249/1 Prot, datë 19/03/2020 e Ministrisë së Financave Dhe Ekonomise . Kjo e fundit vërteton atë çfarë unë vazhdimisht kam pohuar që nga momenti i marrjes së detyrës së Kryetares në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve për Informim Publik .
Më datë 12.02.2020 në kërkesën për informacion të hollësishëm ( shkresa me Nr. Prot 612 Prot , datë 12.02.2020) drejtuar Kryesisë së Akademisë së Shkencave, ndër të tjera kërkoj :
1.“Ku e bazoni ju në ligj kërkesën tuaj për aprovimin e organigramës dhe personelit të Akademisë së Shkencave?
2.Në cilin ligj bazoheni ju për aprovimin e pjesshëm të pagave të administratës të Akademisë së Shkencave?
3.Përse Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik duhet të marrë në shqyrtim kërkesën e Kryetarit të Akademisë së Shkencave lidhur me miratimin e strukturës, organikës, nivelin e pagave të Akademisë së Shkencave ndërkohë që ne kemi aprovuar një buxhet akademie, pra së bashku me buxhetin e shtetit ka kaluar edhe buxheti që i alokohet kësaj të fundit?”
Përfshirja e qëllimshme në paligjshmërinë në të cilën është zhytur sot kjo Akademi, reflektohet edhe në përgjigjet aspak shteruese te Sekretarit Shkencor, Z. Shaban Sinani, referuar shkresës me Nr. 144/1 Prot , datë 17.02.2020, “…Struktura, organika dhe niveli i pagave të propozuara është në përputhje të plotë me buxhetin e miratuar dhe nuk prodhon efekte financiare shtesë e më tej …… pa pozicione punë të tepërta, me funksione dhe organikë të mirëpërcaktuar…”
Për sa më sipër, në shkresën drejtuar Kuvendit të Shqiperisë nuk ka një relacion mbështetës lidhur me shpenzimet që janë bërë dikur prej Akademisë së Shkencave ashtu sikundër pretendohet, që struktura, organika, niveli i pagave nuk prodhojnë kosto shtesë në buxhetin e shtetit.

Struktura, organika dhe niveli i pagave të sjella për miratim në Kuvend prej kryetarit të vetshpallur të Akademisë së Shkencave Z. Skënder Gjinushi, dëshmojnë dyfish paligjshmërinë e këtij dokumenti pasi ai jo vetëm mban firmën e kryetarit te paligjshëm të Akademisë, por nga ana tjetër ky i fundit zhytet edhe më thellë në sferën e abuzimeve përmes firmosjes së dokumentave me efekte financiare në dëm të buxhetit të shtetit.
•Por si munden këta zotërinj që ulen në kolltukun e akademikut të mos respektojnë ligjin që aq shumë e propaganduan për të vënë kontrollin absolut mbi mendimin shkencor?!
•Si mund të pohojnë që struktura, organika dhe niveli i pagave të propozuara nuk prodhojnë pozicione pune të tepërta kur vetë kryesia e Akademisë shpërndan para për komisione vetëm për pjesëmarrje në mbledhje, madje edhe për njësitë e pambështetura në ligjin i cili u miratua në shkelje te Kushtetutës përsa i përket relacionit financiar?!
•Ngrejnë institutet kërkimore paralele duke shpenzuar fondet e buxhetit të shtetit e si rrjedhojë taksat e qytetarëve shqiptarë.
•Krijojnë një aparat të fryrë prej më tepër se tridhjetë nëpunësish.
• Ende nuk tregojnë rendimentin financiar të objektivave për vitin 2020.
•Vendosin praktikën e faljeve të botimeve duke krijuar mundësinë për korrupsion dhe abuzime.
•Nuk kanë recencuar me recenca të jashtme planin e botimeve .
•Funksionojnë pa koordinim me universitetet duke gllabëruar kompetenca në mënyrë ekskluzive.
•Për të shkuar më tej me mendimet e marra hua të cilat i bëjnë fakte të kryera dhe i quajnë ato shkencore.

Si mund të heshtë politika dhe drejtësia shqiptare për atë çfarë po ndodh sot në Akademinë e Shkencave?
Në vendet perëndimore tempulli i shkencës prodhon ide shkencore përmes metodave shkencore , krejt e kundërta me atë çfarë ndodh në Shqipëri, aty ku shkenca vihet në shërbim të udhëheqjes politike e transformohet në çerdhe abuzimesh për përfitime vetjake.
Ne fakt Akademia e Shkencave po tregon që nuk ka përparuar që nga koha e komunizmit e cila ishte në shërbim të diktaturës.
I bëj thirrje organeve të drejtesise dhe në veçanti SPAK-ut të hetojë faktet e publikuara si dhe të iniciohet një procedurë për atë cfarë po fsheh Akademia e Shkencave.
Shqipëria ka nevojë të orientohet drejt novacioneve për të avancuar në harmoni me shtete të përparuara Europiane dhe të tilla nisma për të shpërdoruar buxhetin e shtetit deri në babëzi nuk sjellin gjë tjetër veç varfëri dhe plakje të trurit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
Para
KLGJ pezullon punën deri më 22 Prill

KLGJ rinisi gjyqet: Prioritet, çështjet me natyrë të ngutshme

PD: Prokuroria të hetojë vjedhjen e shqiptarëve me kontrata sekrete

PD: Prokuroria të hetojë vjedhjen e shqiptarëve me kontrata sekrete

Kush janë komanduesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe? (Emrat)

Kush janë komanduesit e përkohshëm të prokurorive në rrethe? (Emrat)
















TE FUNDIT

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}