Life Style

Artisti shqiptar humb të ëmën para koncertit, vijon performancën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:07 - 08/08/21 |
Opi Nion

Tenori i njohur i Operas Ramë Lahaj ka humbur nënën e tij 2 orë para një koncerti që do të zhvillonte në Prishtinë.

Bëhet me dije se ai nuk e anulloi koncertin dhe ka performuar vetëm çerekun e asaj që kishte planifikuar. Më pas Lahaj u ka kërkuar ndjesë spektatorëve dhe është larguar.

 “Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar ai para tyre.

Madje artisti i ka ofruar biletat falas në koncert sepse kishte një dyndje të madhe të njerëzve që donin të ishin pjesëmarrës në këtë koncert./Opinion.al

Pas