Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artistët hyjnë në godinën e Teatrit Kombëtar

2019/07/24 at 10:46 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Artistët hyjnë në godinën e Teatrit Kombëtar

Në orët e para të mëngjesit forca policie kishin rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar e cila është parashikuar nga qeveria që të prishet për tu ndërtuar një godinë e re. Por kjo nismë e qeverisë ka hasur kundërshtim të fortë nga një pjesë e madhe e komunitetit të artistëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve të cilët nuk duan prishjen e godinës.


Rrethimi i godinës së Teatrit Kombëtar me forca policie solli një reagim nga ana e mbështetësve të teatrit të cilët kërkuan të futeshin brenda. Gjatë kësaj kohe ndodhi një përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu, madje u raportuan të lënduar nga kjo situatë siç ishte rasti i regjisorit Edmond Budina.

Qëndresës së qytetarëve përpara teatrit ju bashkua edhe opozita, madje edhe vetë kryetari i saj Lulzim Basha.

Pas qetësimit të situatës së tensionuar, artistët dhe qytetarët arritën të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë në godinën e teatrit.

Ata denoncuan gjendjen e “mjerueshme” sipas tyre në të cilën ishte lënë godina e cila prej një viti është jashtë funksioni tashmë.

Aktorja e Teatrit Kombëtar, Adriana Tolka tha se në mbështetje të kësaj kauze “duhet të rezistojmë deri në fund“.

“Ideja është që këta duan të prishin çdo gjë” u shpreh aktori Julian Deda nga brenda Teatrit duke shtuar, “shiko ku e kanë katandisur teatrin, besoj se do mbrohet si godinë, është shumë e dhimbshme si situatë e ka kaluar atë cakun e njerëzores normale.

Nga brenda godinës ku tashmë janë ngujuar një pjesë e artistëve dhe qytetarëve foli dhe kreu i opozitës Basha. I pyetur se përse vendosi të dilte në krah të artistëve të protestën e sotme Basha tha se këtë qëndrim ka patur që nga dita e parë kur është paralajmëruar prishja e godinës.

“E vendosa që ditën e parë, madje nëqoftëse ju kujtohet PD është ajo që publikoi dokumentet dhe vetëdijësoi artistët dhe qytetarët. Sot ne nuk po zaptojmë por po çlirojmë nga zaptuesit. Mesazhi që kam për aleancën (Aleanca për Teatrin) është një mirënjohje e thellë për kurajën që kanë treguar kanë vetëdijësuar të gjithë qytetarët, që banda dhe e keqja mund të munden vetëm me bashkim, kurajo dhe këmbëngulje. Dua t’ju them gjithashtu se me aktin e qëndresës për teatrin kanë frymëzuar qëndresën qytetare kudo.

Këtu nuk jemi thjeshtë për të mbrojtur këtë tempull të artit dhe të kulturës por edhe për ti dhënë fund një bande që ka për qëllim vetëm të grabisë, varfërojë dhe vjedhë shqiptarët” u shpreh Basha. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Përfundon intervistimin në Hagë, Haradinaj mbrohet në heshtje

Përfundon intervistimin në Hagë, Haradinaj mbrohet në heshtje

KPK kthen në shkollë kreun e Prokurorisë së Apelit Shkodër

KPK kthen në shkollë kreun e Prokurorisë së Apelit Shkodër

SHBA e vendosur, nisin hetimet për Google, Facebook, Amazon dhe Apple

SHBA e vendosur, nisin hetimet për Google, Facebook, Amazon dhe Apple
















TE FUNDIT

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google,...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku...

Lexo më shumë

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
10 Korrik, 2026

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe...

Lexo më shumë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}