Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsimi profesional dhe turizmi në Shqipëri

2023/05/27 at 6:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Arsimi profesional dhe turizmi në Shqipëri

Sektori turistik në Shqipëri po njeh gjithnjë e më shumë nevojën për punonjës për shkak të ritmeve të larta të emigrimit të të rinjve, por edhe sfidave me kualifikimin e stafeve.


Arsimi professional, ndonëse është vlerësuar me përparësi nga autoritetet, po njeh vit pas viti një rënie të numrit të nxënësve.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin aktual mësimor në Shqipëri janë regjistruar në arsimin profesional rreth 2.200 nxënës më pak se dy vite më parë.

Studiuesit vlerësojnë se vëmendja në turizëm duhet përqëndruar tek përgatitja e burimeve njerëzore, po aq sa edhe investimet që po kryhen.

Sektori turistik po zhvillohet në Shqipëri me ritme të shpejta falë prurjeve të rritura turistike dhe investimeve që tani prekin jo vetëm zonën bregdetare, por edhe zonat rurale.

“Perspektiva duket shumë e mirë, thotë për Zërin e Amerikës Daniela Qiqi , pedagoge e turizmit në Universitetin e Gjirokastrës. Por një nga sfidat kryesore që po kthehet në një plagë të fshehtë lidhet me të punësuarit në turizëm, thotë zonja Qiqi.

“Të punësuarit në turizëmë” janë ajo plaga e fshehtë që shqetëson të gjitha bizneset, të vogla dhe të mesme që kanë aktivitet në sektorin turistik , na shqetëson edhe ne që përgatisim të punësuarit për këto biznese”.

Zonja Qiqi thotë më tej se situata aktuale lidhet me fokusimin kryesor tek investimet në turizëm dhe tek vëmendja e pakët tek burimet njerëzore.

“Kjo sfidë ka ardhur ndoshta nga fokusi që ka qenë deri tani nga të gjitha institucionet tek investimet në turizëm dhe tek infrastruktura e përshtatshme për zhvillimi e këtij sektori pa u kujdesur për pjesën e të punësuarve”.

Pedagogia e turizmit në Univeversitetin e Gjirokastrës thotë se sektori i turizmit është një sektor shërbimi dhe ka nevojë për kapacitete njërëzore.

Turizmi është më i ndjeshëm se sektorët e tjerë në lidhje me të punësuarit për shumë arsye. Është një sektor shërbimi dhe pjesa e zhvillimit të teknologjisë dhe përdormit të pajisjeve është më e kufizuar se në sipërmarrjet e tjera.”

Universiteti i Gjirokastërs hapi së fundi një program dyvjecar për asistent menaxher për shërbime turistike por mundësitë për shtimin e kualifikimeve janë të mëdha, thotë zonja Qiqi.

Arsimi profesional në Shqipëri shërben si një bazë e mirë për sektorin turistik, por viti pas viti të dhënat zyrtare dëshmojnë për ulje të numrit të nxënësve.

Sipas Institutit të Statistikave në vitin shkollor 2020 – 2021 në arsimin e mesëm profesional në Shqipëri u regjistruan 19.024, në vitin e kalaur 18.279 nxënës dhe në vitin aktual mësimor 16.813 nxënës.

Në shkollën e e Mesme Profesionale në Gjirokastër, drejtoresha e saj, Renata Puleri thotë se niveli. punësimit të të rinjve që përfundojnë këtë shkollë është mjaft i lartë krahasuar me të rinjtë që mbarojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm.

Të gjithë po e shohin se arsimi profesional është e ardhmja. Për të vetmet arsye se i përgatit dhe i aftëson nxënësit të kualfikuar për tregun e punës. Kjo shkollë ofrin ato drejtime që tregu i punës kërkon dhe përvoja ka treguar deri tani që nxënësit që përfunojë studimet në këtë shkollë punësohen më shifrën mbi 70%.

Arsimi Profesional ofrohet në Shqipëri në 35 shkolla profesionale por edhe në 10 qëndra të formimit profesional të cilat realizojnë kurse kualifikimi.

Në Drejtroinë Rajonale të Formimit Profesional në Gjirokastër specialistja Rudiana Hajredini thotë se rreth 600 kursantë marrin cdo vit kualfikime në disa drejtime ku sektori turizmit është më kryesori.

Pjesa më e madhe e kurseve, thotë zonja Hajredini, kryhet pranë bizneseve dhe kjo e lehtëson punësimin e mëtjeshëm.

“Ne akoma vazhdojmë dhe këmbëngulim tek këto kurse sepse ne e dimë Gjirokastra është qytet turistik dhe ka shumë kërkesa për punëtorë në këtë sektor. Turizmi nuk është vetëm tani por edhe gjatë stinës së dimrit. Pjesa më e madhe e kurseve bëhet pranë bizneseve sepse pjesa më e madhe është praktikë. Në përfundim të kurseve bizneset kërkojnë qe një pjesë të këtyre kursantëve t`i punësojnë pasi kanë hapësira për vende pune”.

Trajnimet profesionale në jo pak raste sipas studiuesve të sektorit turistik kanë pak ndikim në tregun e punës pasi të rinjtë e aftësuar largohen drejt vendeve europiane.

Periudha më intensive e turizmit në Shqipëri vitet e shkuara ka qenë gjate verës, por kohët e fundit ka një shtrirje gjtihnjë e më të madhe gjithëvjetore të fomave të turizmit, të cilat kërkojnë burime njerëzore të qëndrueshme./ VOA



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

10 Qershor, 2026 12:55 pm
Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

10 Qershor, 2026 11:58 am
Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
Aktualitet

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

10 Qershor, 2026 11:52 am
Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin
Kronikë

Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin

10 Qershor, 2026 11:47 am
Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin
Bota

Temperaturat thyejnë rekordet në Europë, i nxehti afrikan përfshin kontinentin

10 Qershor, 2026 11:41 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

10 Qershor, 2026 11:12 am
Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin:  Jeni vërtet pa pikë turpi…
Aktualitet

Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin: Jeni vërtet pa pikë turpi…

10 Qershor, 2026 10:46 am
Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve
Bota

Lufta në Iran rrit çmimet e ushqimeve

10 Qershor, 2026 10:07 am
Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor
Kryesore

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:Shprehja e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare

10 Qershor, 2026 10:03 am
Irani sulmon 21 objektiva të SHBA në Jordani dhe Kuvajt
Bota

Irani sulmon 21 objektiva të SHBA në Jordani dhe Kuvajt

10 Qershor, 2026 10:01 am
Para
Bayern Munchen kampion i Bundesligës gjermane

Bayern Munchen kampion i Bundesligës gjermane

Deputeti gjerman mbron Kosovën: Po zbaton të drejtat ligjore në territorin e saj

Deputeti gjerman mbron Kosovën: Po zbaton të drejtat ligjore në territorin e saj

Tensionet në Veri të Kosovës,kryetari i Leposaviçit: Të hënën shkoj në zyrë, s’mund të…

Tensionet në Veri të Kosovës,kryetari i Leposaviçit: Të hënën shkoj në zyrë, s'mund të...
















TE FUNDIT

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
10 Qershor, 2026

Administrata e Donald Trump po hap një tjetër betejë me Europën, këtë herë jo për tarifat, mbrojtjen apo NATO-n, por për çmimet...

Lexo më shumë

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
10 Qershor, 2026

Bordi i Transparencës ka ulur me 2 lekë çmimet e naftës dhe benzinës. Si rrjedhojë, nafta do të shitet me 188...

Lexo më shumë

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
10 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren. Në një postim në Facebook, kryeministri ka ndarë disa...

Lexo më shumë

Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin

Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin
10 Qershor, 2026

Një konflikt i momentit mes një grupi të rinjsh që ishin ulur në një lokal në rrugën e Kunes në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}