Sport

Arsenali fiton FA Cup, Aubameyang kurorëzon “Topçinjtë”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:03 - 01/08/20 |
Al Do

Arsenal fitoi FA Cup pasi mundi në finale rivalët e Chelsea me rezultatin 2-1. “Topçinjtë” e Londrës e mbyllën kështu me trofe një sezon aspak të mirë, por që falë kësaj fitoreje do t’i shikojë të luajnë sezonin tjetër në Europa League.

Aubameyang ishte heroi i ndeshjes pasi me dy golat e tij përmbysi golin e Pulisic, i cili shënoi për Chelsea që në minutat e para të ndeshjes.

Ngritja e trofeut rezervoi edhe një “incident” për sulmuesin nga Gaboni. Aubameyang e rrëzoi në tokë kupën, duke shkaktuar të qeshurat e shokëve. Vetëm në tentativën e dytë arriti që ta ngrinte me sukses.

Arsenal e fiton për herë të 14 Kupën e Mbretëreshës, një rekord ky në Angli. Manchester United e ka fituar 12 herë këtë trofe.

Pas