Aktualitet

Manastirliu apel të rinjve: Festat po kthehen në vatra infektimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:21 - 01/08/20 |
Al Do

Në shumë vende të Europës, rritja e numri të rasteve me Covid-19 është lidhur me transmetueshmërinë nga personat e rinj në moshë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogreta Manastirliu i ka bërë një apel gjithë të rinjve që të bëjnë kujdes se ndoshta pa qëllim,  por po infektojnë prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Manastirliu thotë se festat e ditëlindjet që organizohen nga të rinjtë po kthehen në vatra infeksioni të Covid-19.

“Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Të ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta.”, shkruan ministrja. /Opinion.al

Pas