Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsenal “mbret” financiar, më i pasur se Real, Barça dhe Bayern të marrë së bashku

2016/10/03 at 9:13 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arsenal “mbret” financiar, më i pasur se Real, Barça dhe Bayern të marrë së bashku

Topçinjtë kanë publikuar gjendjen e tyre bankare, për të tronditur fuqishëm themelet e klubeve që në letër konsideroheshin deri më parë si më të mëdhatë dhe më të pasurat. Në llogarinë bankare të klubit të Arsenal numërohen plot 260 milionë euro. Sipas kësaj deklarate financiare për këtë vit financiar, klubi londinez ka më shumë para se Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich të marra sëbashku. “Rezervat tona të parave në fund të vitit shënonin plot 260 milionë euro dhe kjo shifër pa asnjë dyshim do të ngjallë spekullimet nga tifozët dhe komentatorët. Në këto kushte, është detyra ime që të theksoj se duke zbritur këtu rezervat për shërbimin e borxhit dhe shumat që u detyroheshim klubeve të tjera mbi transferime të mëparshme, balanca reduktohet në 170 milionë euro. Kjo shifër në vetëvete është e prekur nga inflacioni, për shkak të sezonalitetit të burimeve tona të të ardhurave, nga sponsorizimet e marra paraprakisht, si dhe faturimi i biletave sezonale”, deklaroi drejtori i Arsenal, Sir Chips Keswick.

borusss
“Përkundër balancës së nënvizuar mbi fondet në dispozicion, sikurse u përmend më sipër, ne kemi investuar fuqishëm në blerjen e futbollistëve gjatë verës, për një total transferimesh me kosto më shumë se 103 milionë euro, me rritje të ndjeshme pagesash të futbollistëve, pagesat e agjentëve të futbollistëve, si dhe bonuset që i atribuohen performancës. Ndërkohë që kemi shpenzuar fuqishëm, nga ana tjetër nuk jemi shtrirë përtej. Do të kishte qenë një praktikë e keqe biznesi nëse nuk do të kishim ruajtur një gradë të vogël fleksibiliteti, që të na ndihmonte ne për të investuar sërish te futbollistët e duhur, ose për të ruajtur skuadrën aktuale nëpërmjet përmirësimit të kushteve financiare për disa futbollistë të rëndësishëm të ekipit”, detajoji drejtori i Arsenal.
dortmunddd

“Ne i bëjmë investimet tona mbi një bazë prudente dhe të arsyeshme, çka është diçka që klubi e bën shumë mirë dhe që është edhe më e rëndësishme në një treg kompetitiv me inflacion. Kjo përqasje na ka shërbyer mirë dhe do të vijojë”, përmblodhi drejtori Sir Chips Keswick. Grupi financiar “Arsenal Holdings plc” në përgjithësi shfaqi një rënie në përfitim para taksave nga 20.1 milionë euro, në 3.3 milionë, por fitimi i tyre nga futbolli u rrit nga 377 milionë në 401 milionë euro. Listpagesa në “Emirates” u rrit në 222.7 milionë euro, ndërkohë që balanca e parave të Arsenal ishte vetëm pak më poshtë, pikërisht në kuotën 219 milionë euro.
arsennn

Ivan Gazidis deklaroi në raportin e tij si shef ekzekutiv, që shoqëronte rezultatet: “Ne jemi në pozita të fuqishme për të vazhduar të ecim përpara në çdo nivel të klubit. Në fushë ne kemi një ekip të jashtëzakonshëm. Jashtë fushës ne kemi zhvilluar infrastrukturën në të gjitha aspektet për aktivitetet tona, për të siguruar se kemi asetet e duhura dhe cilësitë për të progresuar. Unë jam i bindur se ky progres, i shoqëruar me disa vlera të nënvizuara, do të na çojë te suksesi që të gjithë kërkojmë. Ambicia jonë më e fundit është e qartë: të fitojmë trofe madhorë dhe të bëjmë që tifozët e Arsenal në shtëpi dhe kudo në botë të jenë krenarë për këtë klub madhështor. Krenarë për vlerat tona, krenarë për mënyrën se si veprojmë dhe krenarë për skuadrën”.

Etiketa: Arsenal


Ju sugjerojmë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Para
Video/ Dance With Me/ Alban Ramosaj kërcen me fansen e tij

Video/ Dance With Me/ Alban Ramosaj kërcen me fansen e tij

Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Beteja e humbur e PD-së me plehrat

Video/ Dance With Me/ Dj Vicky dhe Jessi ngren nivelin e garës me super performancën e tyre

Video/ Dance With Me/ Dj Vicky dhe Jessi ngren nivelin e garës me super performancën e tyre
















TE FUNDIT

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}