Aktualitet

ARRSH njofton për rrugët e bllokuara, apel shoferëve: Kujdes, ulni shpejtësinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 22/11/22 |
Opi Nion

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur situatën në akset rrugore në vend.Në një njoftim në rrjetin social “Facebook”, ARRSH njofton se vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi i automjeteve për në rrugën alternative.

Gjithashtu, ARRSH apelon që të tregohet kujdes i shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, të ulet shpejtësia dhe të respektohet sinjalistika dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë një qetësim të situatës.

Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”-njofton ARRSH.

Pas