Një shtetas rus është vënë në pranga nga anti-terrori, me qëllim ekstradimin drejt Rusisë.
34-vjeçari R. M lindur dhe banues në Norilsk, ishte futur në territorin shqiptar si emigrant i paligjshëm, ndërsa ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska.
Gjykata në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi në vitin 2015 ka lëshuar urdhër arrestin për 34-vjeçarin për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”.
Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri./ Opinion.al