Bota

Arrestohet protestuesja,dyshohet se do i shiste Rusisë laptopin e Pelosit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:41 - 19/01/21 |
Doriana Çepunaj

Një mbështetëse e Donald Trump, e  dyshuar për vjedhje të një laptopi nga zyra e Nancy Pelosit gjatë trazirave në Kapitol  është arrestuar nga autoritetet amerikane.

Riley June Williams, 22-vjeç, është vënë në pranga në Pensilvani me akuzat e hyrjes ilegale dhe me dhunë në Capitol dhe sjelljes së çrregullt, shkruan BBC.

Një informator, që pretendon të jetë ish-partneri i Williams, kishte thënë në një deklaratë që 22-vjeçarja kishte për qëllim t’ia shiste të dhënat inteligjencës ruse.

Ai pretendon se gruaja e arrestuar planifikonte t’ia dërgonte pajisjen një miku në Rusi, i cili do t’ia shiste shërbimit inteligjent rus. Dy ditë pas sulmit në Capitol, zyra e Pelosit raportoi për një laptop të vjedhur nga dhoma e konferencave.

Pesë njerëz vdiqën pasi një turmë pro-Trump sulmoi Kongresin në 6 Janar. Çështja e zonjës Williams është mes më shumë se 200 çështjeve që janë hapur që kur mbështetësit e presidentit hynë në ndërtesën e Capitolit ndërsa ligjvënësit po konfirmonin fitoren e Joe Biden në zgjedhje.

Zonja Williams u arrestua të hënën në Rrethin e Mesëm të Pensilvanisë, tregojnë të dhënat e policisë. Fleta e akuzave rendit “hyrje ose qëndrim me vetëdije në ndërtesë ose terren të kufizuar pa autorizim të ligjshëm, hyrje të dhunshme dhe sjellje të çrregullt në bazat e Capitolit”. Ndërkohë FBI thuhet se është ende duke hetuar lidhur me këto akuza./Opinion.al

Pas