Mikel Zaho, jurist i Kadastrës së Durrësit, është arrestuar paraditen e kësaj të mërkure.
Sipas Klan news, juristi është vënë në pranga pas një hetimi për një parcelë 2000 metër katrorë në zonën e Plepave.
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin e ndalimit për juristin. Bëhet me dije se Zaho është vënë në pranga në ambientet e Kadastrës.
Ai akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”./Opinion.al