Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestohet në Durrës “Çipuri”, ish-anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë

2024/02/22 at 10:58 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet në Durrës “Çipuri”, ish-anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë

Është vënë në pranga nga policia, Armando Sulejmani, ish-anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë.

I njohur me nofkën ‘Çipuri’, Sulejmani u prangos në Durrës, teksa lëvizte me një makinë me targa të vjedhura.

Sipas policisë, makina me të cilën lëvizte Sulejmani, dyshohet se mund të përdorej për kryerjen e ngjarjeve kriminale.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që qarkullonte me një automjet me targa të vjedhura, që mund të përdorej për kryerjen e ngjarjeve kriminale, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Zëvendësimi”, për kapjen e këtij shtetasi dhe sekuestrimin e automjetit. Gjatë operacionit, në Spitallë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtues Armando Sulejmanin, i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap Armando Sulejmani dhe u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Nga veprimet hetimore rezultoi se targat e automjetit tip “Mercedes Benz”, që drejtonte ky shtetas, ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tip “Land Rover”, i vjedhur më datë 03.11.2023, në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, janë gjetur targat origjinale të këtij automjeti.  Në përfundim të veprimeve të para procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë Armando Sulejmani, 48 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vrasje. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. Z., 26 vjeç, banues në Tiranë, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”. Automjeti tip “Mercedes Benz”, targat e tij dhe targat e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një kaçavidë dhe 3 celularë”, tha policia e Durrësit në një njoftim për mediat.

Ju sugjerojmë

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
Bota

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

9 Korrik, 2025 9:19 am
“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
Aktualitet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

9 Korrik, 2025 9:05 am
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

9 Korrik, 2025 9:01 am
Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
Rajoni

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 Korrik, 2025 8:53 am
Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
Aktualitet

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

9 Korrik, 2025 8:51 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit

9 Korrik, 2025 8:39 am
“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025
Aktualitet

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë në 2025

9 Korrik, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:15 am
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
Para
“PDIU votoi marrëveshjen Rama-Meloni”/Bardhi: Nuk është divorc me opozitën! Pyesni Bashën pse mungoi sot 

“PDIU votoi marrëveshjen Rama-Meloni"/Bardhi: Nuk është divorc me opozitën! Pyesni Bashën pse mungoi sot 

Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, Kumbaro: Fotot e projektit të resortit në Parkun e Divjakës, të pavërteta

Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, Kumbaro: Fotot e projektit të resortit në Parkun e Divjakës, të pavërteta

PS tërhoqi projektligjin për Amnistinë Penale, Çuçi: Po kërkojmë konsensus! 

PS tërhoqi projektligjin për Amnistinë Penale, Çuçi: Po kërkojmë konsensus! 

TE FUNDIT

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
9 Korrik, 2025

Gjermania nuk ka pasur kurrë më shumë banorë se tani – 83.6 milionë. Por rritja nuk ka ardhur nga lindjet,...

Lexo më shumë

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
9 Korrik, 2025

Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një pamje nga liqeni i zi...

Lexo më shumë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
9 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundër Moskës, e 18-ta me radhë...

Lexo më shumë

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
9 Korrik, 2025

Kosova numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com