Drejtori i Zonave të Mbrojtura, Pjetër Toni, si dhe tre inspektorë janë arrestuar këtë të premte në Lezhë.
Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Lezhës, me kërkesë të Prokurorisë, pas një hetimi disa javor.
Burime për Klan News bëjnë me dije se Prokuroria ka lëshuar urdhër arreste, për hedhjen e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimin e pronave në zonën e mbrojtur të lagunës Kune Vain.