Policia ka arrestuar personin e dytë të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 27 prill në Lezhë ku humbën jetën rapsodi i njohur Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni.
Në pranga ka rënë 35-vjeçari, Agron Lushi, banues në Lalm Lukaj, Lezhë, me precedent kriminal, i dënuar më parë për plagosje me armë.
Për këtë ngjarje ishte arrestuar më parë 40-vjeçari Aleksandër Përdoda i cili është i dyshuari kryesor si autor i saj.
Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjesin e 27 prillit për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Pikërisht në atë zonë ata janë qëlluar me armë zjarri nga Përdoda. Ky i fundit kishte një konflikt pronësie me Klo Murranin dhe pasi është ndaluar ka pranuar autorësinë e krimit.
Dy viktimat në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë. /Opinion.al