Kronikë

Arrestohet administratori dhe dy punonjës të call center-it në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:43 - 19/10/22 |
Opi Nion

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për mashtrim. Bëhet me dije se të arrestuarit mashtronin shtetas të huaj nëpërmjet telefonit për të investuar në bursa fiktive.

Në pranga kanë rënë D.T., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i call center-it, E.Ll., 28 vjeç dhe E.A., 23 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt. Gjithashtu u shpall në kërkim pronari i këtij subjekti, shtetasi A.T., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Policia sekuestroi 4 kompjuterë, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi D. T. administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin A. T., në zonën e ish-Parkut. Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuar si operatorë shtetasit E. Ll. dhe E. A., të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Pas