Kronikë

Tritol biznesit në Tiranë/ Kamerat regjistruan autorin, ndez tritolin dhe largohet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:26 - 19/10/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me sasinë e tritolit të vendosur në një biznes kozmetike në Tiranë. Mësohet se biznesi është në pronësi të Enisa Pirolli, e cila kishte katër muaj që e kishte marrë ambientin me qira.

Ajo vinte nga Laçi për të punuar në dyqanin e saj të kozmetikës në Tiranë. Dyshohet se sasia e tritolit prej 50 gramë është vendosur nga konkurrenca, por nuk përjashtohet dhe ndonjë konflikti tjetër.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar autorin që i vendosi tritolin biznesit. Për tu mos u identifikuar, autori ka veshur një bluzë me kapuç, ka vendsour sasinë e tritolit poshtë derës e ka ndezur dhe më pas është larguar.

Ndërkohë, polcia ështe duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit që vendosi tritolin./Opinion.al

Pas