Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për disa vjedhje.
I riu është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Motos”, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij 28-vjeçar, pasi kryenin vjedhjen e motomjeteve në zonën e Laprakës.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur disa motomjete, në zona të ndryshme të Laprakës.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se janë autorë të disa vjedhjeve, konkretisht:
Më datë 22.02.2021, në oborrin e një spitali, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit E. S.;
Më datë 28.02.2022, në rrugën “Lord Bajron”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit K. Sh.;
Më datë 14.06.2022, në rrugën “Mahmut Fortuzi”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit B. J.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.