Aktualitet

I riu: Policë pa uniformë na dhunuan si familje, të drejtën na e dha Strasburgu



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:04 - 15/06/22 |
Opi Nion

Drejtësia në Shqipëri mund të dënojë edhe një familje me burg edhe pse nuk disponon prova, apo dhe nëse provat dëshmojnë krejt të kundërtën e asaj që pretendohet nga organi i akuzës.

Një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 2014, ku tre gjenerata të një familjeje nga fshati Roms i Fierit si dhe një të afërm të tyre, nën akuzën se dhunuan disa punonjës të Policisë së Shtetit gjatë një operacioni policor

Në fakt ajo çfarë ndodhi, ishte krejt e kundërta, pasi punonjës të policisë pa shenja dalluese kanë dhunuar pa arsye një familje.

Panajot Alushi rrëfen të gjithë ngjarjen, ndërsa drejtësinë e munguar në Shqipëri e gjeti në Strasburg, e cila vendosi dhe një dëmshpërblim monetar për të dhunuarit.

 “Dëgjuam një zhurmë të madhe. pamë 4 persona që kishin shkopin. Kur babi im shkoi te porta, ata nuk u prezantuan por godinë babin tim me shkopinj. Më pas bërtiti babi im dhe doli vëlla im. Ata nuk pyetën, por goditën edhe vëllain. Pastaj vëllai bërtiti; dil se erdhën terroristët! Ata nuk u prezantuan, nuk kishin asnjë shenjë se ishin policë. Më goditën edhe mua. Kishte zhurmë të madhe, erdhën të gjithë fqinjët. Unë u shmanga me zvarritje dhe mora në telefon policinë dhe i thash; na u futën terroristë në shtëpi, dërgoni patrullën se na kanë dhunuar. 129 na tha po i nisim menjëherë. Më pas ata nuk na hapnin më telefonin. Më pas më mori ne telefon drejtori i Policisë dhe më tha; Panajot nuk kanë qenë punonjës policie, nuk janë dërguar nga ne. Duam ta dimë se kush janë i thash. Pse nuk po mbahej kallëzimi. Shkova dhe te mjeku ligjor që të na jepte raport mjekësor. Pas disa kohësh mora fletëthirrjen atje emrat ishin ndryshe. Ne nuk ramë dakord me vendimin e Shkallës së Parë, me 4 muaj burg, sepse ne nuk e dinim që ata ishin policë”,-thotë Alushi.

Gjatë proceseve gjyqësore, sipas Alushit, diskriminimi ka qenë prezent dhe vendimet krejtësisht të pabaza, duke e detyruar që çështjen ta çojë deri në Strasburg.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti Shqipërinë fajtore për shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe i akordoi tre prej pesë ankuesve dëmshpërblimin monetar të 4500 eurove secilit.

Pas